Skip to content
Votoni Kërpin

Facebook
Twitter
Instagram
Menu
  • Kreu
  • Peticion për Kërpin Industrial
    • Letër Mbështetëse nga Global Hemp Association
    • Letër Mbështetëse nga Vote Hemp
  • Projektligji
  • Kontakt
Menu

Votoni Kërpin

“VOTONI KËRPIN” është një fushatë ndërgjegjësimi e publikut shqiptar, e krijuar nga Shoqata Kombëtare Shqiptare e Industrisë së Kërpit, për amendimin e Ligjit nr. 7975, datë 26.7.1995 “Për Barnat Narkotike dhe Substancat Psikotrope”, për lejimin e zhvillimit të industrisë së kërpit në Shqipëri, me qëllim:

Kerpi Industrial

  • Rritjen e punësimit dhe të eksporteve në sektorin e bujqësisë.
  • Krijimin e mundësive të zhvillimit rural.
  • Reduktmin maksimal të kultivimit ilegal të kanabisit. 

Legjislacioni aktual shqiptar përcakton si kërp të ligjshëm, ҫdo bimë e gjinisë Kanabis Sativa, e cila përmban deri në 0.1% Tetrahidrokanabinol (THC).

Ky ligj, limiton kultivimin e kërpit industrial (kanabis industrial) vetëm për farë dhe fibra. Gjithashtu ky legjislacion, ndalon kultivimin e luleve të kësaj bime, të cilat përmbajnë shumë tëvlefshmit kanabinoidë jo-psikoaktiv, si Kanabidiol (CBD) dhe Kanabigerol (CBG).

Legjislacioni i Bashkimit Europian (BE) për subvencionet bujqësore përcakton si kërp industrial një hibrid të aprovuar të kanabisit (Cannabis Sativa L) që përmban deri në 0.3% THC. Megjithatë, Italia lejojnë deri në 0.6% THC dhe Republika Ҫeke deri në 1% THC. Zvicra lejon nivelin THC-së në 1%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja lejojnë deri në 0.3% THC.

Në qoftë se ligji ndryshon, atëherë Shqipëria do të lejohet të hyjë në tregun ndërkombëtar të kërpit, treg i cili është projektuar të rritet nga 4.6 Miliard Dollarë Amerikan në vitin 2019, deri në 26.6 Miliard deri në vitin 2025.

Përgjatë historisë së Shqipërisë, kërpi është kultivuar kryesisht për tekstile dhe për prollimin e litarëve. Në tregun shqiptar, operon prej disa vitesh, vetëm një subjekt tregtar, i quajtur AAHC (American-Alb Hemp Company), subjekt i cili po krijon në Shqipëri tregun dhe kulturën e kërpit industrial.

Ju mund të mbështetni iniciativën “Votoni Kërpin”, duke ndjekur rrjetet tona sociale, duke u regjistruar në gazetën tonë të anonҫimeve dhe nga pjesmarrja juaj në Peticionin për Kërpin Industrial.

Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj!

  

  • English
  • Shqip
Shoqata Kombëtare Shqiptare e Industrisë së Kërpit
Projektligji për Kanabisin Mjekësor dhe Kërpin Industrial të Shqipërisë 01.07.2022
Projektligji për Kërpin Industrial 01.07.2022
©2023 Votoni Kërpin | Design: Newspaperly WordPress Theme